Rifirmoset e ridërgohet në Presidencë kërkesa për ministrin e Brendshëm!
Pas mosdekretimit nga kreu i shtetit, kryeministri Edi Rama njofton se ka ridërguar në Presidencë kërkesën për dekretimin si ministër të Brendshëm të Sandër Lleshit.
Në një postim në Twitter, kryeministri shkruan se sapo ka rifirmosur për ridërgim kërkesën për dekretimin e Lleshit Ministër i Brendshëm, drejtuar Presidentit të Republikës. “Bashkëngjitur do t’i dërgohet Presidentit edhe një relacion i detajuar shpjegues, në funksion të dekretimit të Ministrit të Brendshëm” shkruan kryeministri.
Më herët, presidenti Ilir Meta ka folur për mosdekretimin e propozimit për ministër të Brendshëm duke bërë apel që të lexohet Kushtetuta. “Dekretimi nuk është vetëm akt formal. Po bëj detyrën time me përgjegjësi të plotë” u shpreh presidenti.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.