Riformatohet fatura e taksave të mjeteve rrugore – DPSHTRR publikon detajet
Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor njofton se ka riformatuar faturën e taksave të mjetit rrugor për të mirë orientuar taksapaguesin, kontrollin rrugor (brenda e jashtë vendit).
Sipas informacionit fatura e modifikuar do të shoqërohet me informacion të plotë mbi si taksohet mjeti rrugor, si përcaktohet taksa e thjeshtë (TVMP) apo taksa e luksit (TVML), çdo udhëzim mbi çregjistrimin provizor, riaktivizimin e mjetit për qarkullim, afatet e taksave dhe kontrollit teknik të mjetit, çregjistrimi i përhershëm, përjashtimi nga taksat, etj.
DPSHTRR bën me dije se faturës do t’i shtohen edhe elemente sigurie dhe leximi mes kodeve.
E . S / SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.