“Rihapet konkursi për drejtorët e hipotekave”, Gjonaj njofton shtyrjen e aplikimit: 25 % e kandidatëve nuk plotësuan procedurat ligjore

“Rishpallet konkursi për drejtuesit e zyrave të hipotekave”.
Lajmi u dha nga ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj, e cila u shpreh se afati për rikonkurim do të shtyhet me 15 ditë, ku bëri një ftesë për kandidatët që duan të aplikojnë.
Gjatë një deklarate për mediat, Gjonaj pohoi se 25 për qind e kandidaturave nuk kanë plotësuar procedurat formale ligjore.
“Kandidaturat ishin tepër të dobëta për drejtues të Zyrave të Hipotekës, 25 per qind nuk kane plotësuar procedurat formale ligjore. Nuk arrijmë të kemi në këto institucione profesionistët më të mirë në këtë fazë të parë, për të ofruar kështu shërbimin më të mirë. Rishpallen vendet vakante për këto pozicione, shtyhet aplikimi me 15 dite, kandidatët të plotësojnë dokumentacionin përkatës. Jemi të gatshëm të garantojmë proces transparent dhe meritokratik”, u shpreh ministrja Gjonaj.
Osman Dedja/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.