Rijetësohet kultura në Irak/ SHBA rikthen “Pllakën e ëndrrave”
SHBA ka kthyer më shumë se 17000 objekte të kontrabanduara në Irak këtë vit, të cilat datojnë që 4000 vjet më parë.
Lajmin e bëri me dije ministri i jashtëm i vendit Faud Hussein në një konferencë për shtyp të mbajtur në Bagdad, ditën e martë.Artikujt përfshijnë statuja dhe gdhendje që i përkasin Mesapotamisë së Lashtë.
Ndër të tjera është njoftuar se këtyre objekteve do t’u bashkohet shumë shpejt edhe ”Pllaka e ëndrrave Gilgamesh”, një gur i gdhendur, që është ndër dëshmitë e para dhe më të vjetra të letërsisë.Mijëra objekte po rikthehen në vendin e tyre,pas një periudhe të gjatë të hequra nga tempujt, vendet arkeologjike dhe muzetë,përgjatë dy dekadave të fundit.Ndër faktorët kryesorë që ka ndikuar në shkatërrimin e objekteve ka qënë edhe ISIS,i cili ka kontrolluar pjesën më të madhe të Irakut nga viti 2014 deri në 2017.
Konferenca për shtyp e së martës, nga ku Hussein i dorëzoi artikujt zyrtarisht homologut të tij në ministrinë e kulturës të vendit, vjen vetëm disa ditë pasi Kryeministri irakian Mustafa Al-Kadhimi u takua me Presidentin amerikan Joe Biden në Shtëpinë e Bardhë. Sidoqoftë, ministri i kulturës Hassan Nazim tha se marrëveshja ishte pjesë e një bashkëpunimi të gjatë me autoritetet amerikane dhe se artefaktet ishin kthyer gradualisht edhe gjatë vitit të kaluar.Ky është riatdhesimi më i madh i objekteve në Irak, i cili ka parë pjesë të mëdha të trashëgimisë së tij kulturore të plaçkitura dhe shitura që nga 2003.
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.