Rijetëzimi i Kalasë së Ali Pashë Tepelenës – FSHZH informon mbi situatën aktuale të punimeve
Fondi Shqiptar i Zhvillimit njofton se punimet për rijetëzimin e kalasë së Ali Pashë Tepelenës kanë arritur në kuotën e 95 %.
Sipas njoftimit me mbështetjen e Qeverisë Shqiptare, nën zbatimin e FSHZH po vijon aktualisht ndërhyrja për të nxjerrë në pah një prej elementëve të shumtë historikë e kulturorë që vendi ynë mbart ndërsa punimet në brendësi të saj po zhvillojnë një lagje të re, duke ruajtur gjurmët autoktone.
FSHZH bën me dije se në respekt të trashëgimisë dhe për zhvillim të qëndrueshëm ekonomik e social, ky projekt synon të rikthejë në këtë zonë potencialin e lartë turistik, dhe rritjen e fitimit ekonomik për qytetarët, ekonominë lokale e kombëtare , pasi zona e Tepelenës për të gjithë mundësitë që ofron, si dhe kalaja një atraksion arkitekonik do të nxisin turizmin, duke sjellë të ardhura direkte për banorët dhe duke e bërë një investim që kthehet në vlera 2- 3 fish më të larta për vendin.
“Në këtë fazë banorët kanë filluar të risistemojnë ambientet e brendshme të shtëpive të tyre, për ti kthyer në struktura pritjeje duke shprehur mirënjohjen për transformimin dhe mundësinë e për ti treguar vizitorëve ndërkombëtare me krenari bukuritë e qytetit ndërsa këto banesa integrohen në fasadat e tyre me pjesën tjetër të projektit për të mbrojtur një lidhje arkitekturore e stili tradicional që qyteti e ka ruajtur me fanatizëm në kohë”, shkruhet në informacionin e publikuar.
FSHZH bën me dije se tashmë kjo zonë kthehet në një stacion mikpritës për të eksploruar natyrën, historinë, kulinarinë etj. duke sjellë gjithashtu rritjen e njësive të biznesit nga popullsia vendase për të vijuar kështu investimin në vendin e tyre.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.