Rikonstruksion i stadiumit në Maliq – APP publikon detajet e tenderit
Agjencia e Prokurimit Publik ka publikuar hapjen e tenderit nga Bashkia e Maliqit për ‘Rikonstruksionin e Stadiumit Maliq Faza 2’.
Sipas informacionit të publikuar fondi limit për këtë projekt është 6,591,698.00 Lekë ndërsa data e mbylljes së aplikimeve është 22-10-2021, ora 10:00.
Objekti i punimeve është ‘Rikonstruksioni i Fushës së futbollit të Stadiumit të Qytetit Maliq Faza II’, në të cilin përfshihen punime të ndryshme si gërmime, shpim pusi, ndërtim depo, punime shtresash në fushë etj.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.