Rikonstruksioni i kabinave në zonën e ish-uzinës Traktor – OSHEE informon mbi situatën e punimeve
OSHEE njofton se është drejt fundit të rikonstruksioni i kabinave në zonën e ish-uzinës Traktora, Shkozë dhe se remonti i kryer garanton furnizimin pa ndërprerje të energjisë, sigurinë dhe cilësinë e kabinave elektrike.
Sipas njoftimit ky investim përfshin demontimin e fiderave 6 kV ekzistues dhe zëvendësimin e tyre me rrjetin 20 kV i vili forcon qëndrueshmërinë në furnizimin me energji elektrike për të gjithë abonentët e kësaj zone.
OSHEE informon se realizimi i këtij rikonstruksioni, vjen pas një mungese të gjatë të energjisë për zonat e Shkozës, ish Poligrafikut, ish-Uzinës Autotraktora, Kodrës së Priftit dhe Farkës dhe nga ky investim përfitojnë mijëra abonentë.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.