Rikonstruksioni i pallatit të sportit ‘Tamara Nikolla’ – Bashkia Korçë shpall tenderin. Fondi limit 4.7 milion lekë
Bashkia e Korçë ka shpallur tenderi për rikonstruksionin e pallatit të sportit ‘Tamara Nikolla’ me një fond limit prej 4.732.579 lekë.
Sipas informacionit të publikuar kohëzgjatja e kontratës ose afati kohor për ekzekutimin është 2 muaj nga data e lidhjes së kontratës ndërsa afati kohor për dorëzimin e ofertave ose kërkesave për pjesëmarrje është data 4 qershor 2021, ora: 11:00.
Ndërhyrjet e parashikuara në objekt përfshijnë punimet në pjesën e çatisë së dëmtuar aktualisht si dhe në ambientin e brendshëm të stadiumit.
Gjithashtu po sipas detajeve të publikuara të tenderit janë parashikuar edhe punime elektrike, hidraulike, në zënien e hapësirave të ndriçimit të pallatit të sportit si dhe instalime të tualeteve sipas standardeve aktuale.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.