Rikonstruksioni i Qendrës së Azilkërkuesve në Babrru – Shpallet fituesi, 62 mln lekë investim

Qendra Kombëtare Pritëse për Azilkërkuesit në Babrru do t’i nënshtrohet rikonstruksionit, për të ofruar kushte më të mira për akomodimin e refugjatëve që vijnë në vendin tonë.
Kompania fituese e tenderit është shpallur “Dajti Park 2007” shpk, me vlerën 62 milionë lekëve, si oferta e vetme e kualifikuar. Operatori tjetër ekonomik, “BE-IS” shpk, ndonëse ka patur një çmim më të ulët të ofertës, nuk ka mundur të përmbushë disa kritere specifike.
Tashmë, operatori fitues ka 5 ditë kohë për të nënshkruar kontratën me QKPA dhe të nisë punimet për rikonstruksionin e pesë godinave dhe ndërtimin e sistemit të ngrohjes.
Punimet për këtë projekt pritet të zgjasin 28 javë dhe do të shërbejë edhe për shtimin e kapaciteteve akomoduese, pas ndërtimit të një godine të re katërkatëshe vitin e kaluar, tashmë të përfunduar.
Në këtë mënyrë do të ofrohen kushte më të mira pritëse për azilkërkuesit që do të vendosen në këtë qendër, të cilët vijnë kryesisht nga Siria.
Angelo Haruni/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.