Rikonstruksioni i rrugës ‘Kastrio-Arras’ – Përgjysmohet distanca drejt Peshkopisë për banorët e 20 fshatrave

Është përgjysmuar distanca drejt Peshkopisë për banorët e 20 fshatrave të njësive administrative Arras dhe Fushë-Cidhen.
Rikonstruksioni i rrugës Kastriot- Arras me gjatësi 6 km është i financuar nga qeveria shqiptare është zbatuar nga Fondi Shqiptar i Zhvillimit, në kuadër të programit “Rehabilitimi i segmenteve rrugore prioritare” qe ka filluar ne vitin 2016.
Investimi me vlerë 265 milionë lekë lidh këto dy njësi administrativë me rrugën dytësore Peshkopi-Kukës dhe qytetin e Peshkopisë, duke shkurtuar distancën aktuale në rreth 12 km.
Në këtë aks kryhet po ashtu edhe qarkullimi i mjeteve për në Parkun Kombëtar të Lurës. Rikonstruksioni i këtij segmenti rrugor, kombinuar me investime të tjera në infrastrukture po sjell transformime të rëndësishme në ekonominë rajonale dhe përfitime të prekshme për banorët e zonës.
G.D/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.