Rikonstruksioni i rrugës Lalëz – Bizë – Draç në Bashkinë Durrës – FSHZH: Ndikim në zhvillimin e turizmit dhe ekonomisë lokale (FOTOT)

Fondi Shqiptar i Zhvillimit po punon për rikonstruksionin e rrugës Lalëz – Bizë – Draç, pjesë e Bashkisë së Durrësit, që do të ketë ndikim të drejtpërdrejtë në zhvillimin e turizmit dhe gjallërimin e ekonomisë lokale.
Projekti pritet të pritet të jetë gati në pranverën e vitit të ardhshëm dhe është pjesë e aksit rrugor rajonal që lidh zonën turistike të Kepit të Rodonit, me pjesën tjetër të njësisë administrative Ishëm.
“Ndërhyrja konsiston në zgjerimin e trupit të rrugës, ndërtimin e veprave të artit, vendosjen e barrierave mbrojtëse dhe elementëve të tjerë të sigurisë rrugore. Pjesë e ndërhyrjes është edhe disiplinimi i ujërave sipërfaqësore dhe mbjellja e pemëve në të dy anët e trotuareve përgjatë segmentit”, thuhet në njoftimin e FSHZH-së.
Investimi po zbatohet në kuadër të projektit të qeverisë shqiptare për rehabilitimin e akseve rrugore prioritare në vend.
Foto 1
Foto 2
Foto 3
Foto 4
Foto 5
Osman Dedja/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.