Rikonstruksioni i skemave ujitëse në Divjakë – Përfitojnë rreth 8 mijë familje
Rreth 8 mijë familje pritet të kenë prodhime më të mbara dhe përfitime direkte nga përmirësimi i skemave të ujitjes në zonën e Divjakës. Ky investim mbështetet nga Projekti i Ujitjes dhe Burimeve Ujore, financuar nga Banka Botërore.
Ekipi i projektit, i udhëhequr nga Menaxherja e Zyrës së BB në Shqipëri, Maryam Salim inspektoi punën e kryer për rikonstruksionin e kanaleve ujitëse. Këto të fundit mbulojnë rreth 5250 ha tokë bujqësore me një vlerë prej 12.2 milionë euro.
Ndërkohë, financimi shtesë për projektin do të mbështesë po ashtu edhe dy skema të tjera ujitëse që cilat do të mbulojnë rreth 43 000 ha tokë bujqësore.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.