Rikonstruktohet çerdhja 13, Veliaj: Pas çerdheve, investime në shkolla
Çerdhja nr. 13, në njësinë administrative nr.8 ofron kushte më të mira edukative për fëmijët, dhe një kapacitet tre herë më të lartë, me përfundimin e rikonstruksionit total të bërë së fundmi nga Bashkia e Tiranës.
Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, mori pjesë në përurimin e ambienteve të reja, ku bëri me dije se kjo është çerdhja e 36 që është rikonstruktuar apo që është rindërtuar nga e para. Sa i përket Njësisë Administrative Nr. 8, Veliaj theksoi se është parashikuar që pas çerdheve dhe kopshteve të vijohet edhe me infrastrukturën e shkollave, ndërsa bëri të ditur se për pak ditë hapet edhe Pazari i Ri, i cili ashtu si çdo investim tjetër ka rritur ndjeshëm vlerën e pronës për banorët.
Çerdhet e kryeqytetit janë rikonstruktuar përmes nismës “Adopto një çerdhe”, ku donatorë dhe sipërmarrës kanë dhënë kontributin e tyre për të vegjlit.
Elisabeta Dosku/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.