Rikonstruktohet së shpejti rruga pranë Terminalit të Doganës – Detajet e investimit
Rruga industriale pranë Terminalit të Doganës së Tiranës do t’i nënshtrohet së shpejti rikonstruksionit. Bashkia e Vorës ka hapur procedurat e tenderimit për këtë projekt, fondi limit i të cilit kap vlerën e 29.4 milionë lekë.
10 milionë lekë me tvsh për vitin 2018 dhe diferenca në varësi të ofertës për vitin e ardhshëm, specifikohet më tej në dokumentat e publikuara në faqen zyrtare të Agjencisë së Prokurimit Publik.
Operatorët ekonomikë do të mund të dorëzojnë ofertat e tyre deri më datë 6 dhjetor 2018. Ndërkohë sa i takon kohëzgjatjes së kontratës është parashikuar një periudhë kohore prej 150 ditë nga nënshkrimi i saj.
Aktualisht po punohet për ndërtimin e Unazës së Madhe, e cila përfshin segmentin rrugor ‘Mbikalimi pallati me shigjeta – rrethrrotullimi Shqiponja’, ku loti i parë përfshin ndërhyrjen e nyjës tek sheshi Shqiponja dhe ndërtimin e rrugëve dytësore në këtë zonë.
Genta Dobra/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.