Rikthehen reshjet e borës – ARRSH: Akset rrugore ku duhet të përdorni zinxhirë
Reshjet e borës janë rikthyer sërish në veri dhe juglindje të vendit. Në këtë kuadër, Autoriteti Rrugor Shqiptar rekomandon drejtuesit e mjeteve që të përdorin zinxhir në rrugët Korçë-Ersekë, Qafë Bigell-Dogana Goricë, rruga e Dardhës dhe e Voskopojës.
“Gjatë natës ka pasur reshje bore në juglindje dhe ne veri të vendit.
Kompanitë e mirëmbajtjes kanë qenë në punë me mjetet borëpastruese dhe është bërë shpërndarja e kripës.
Rekomandohet përdorimi i zinxhirëve në rrugët Korçë-Ersekë, Qafë Bigell-Dogana Goricë, rruga e Dardhës dhe e Voskopojës.
Drejtuesit e mjeteve te tregohen të kujdesshëm, të jenë të pajisur me goma dimërore dhe të përdorin zinxhir në rrugët që kemi lajmëruar, të respektojnë sinjalistikën rrugore dhe udhëzimet e Policisë Rrugore.”
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.