Rikthehen tërmetet, 5 godasin të dielën Gjirin e Lalzit – Më i forti, 3.6 ballë
Prej fillimit të Korrikut, Shqipëria është shoqëruar vazhdimisht nga lëkundje të shpeshta të tokës, ku pjesa më e madhe e kanë patur epiqendrën në Gjirin e Lalzit. Tërmetet në këtë zonë janë rikthyer të fuqishme ditën e diel, ku prej orëve të para të mëngjesit janë numëruar 5 të tillë.
Tërmeti më i fortë është regjistruar në orën 12:21 me një magnitudë prej 3.6 ballë të shkallës rihter. Megjithëse më i dobët se ai 5.1 ballë që u ndie edhe në kryeqytet më 4 Korrik, ai raportohet të jetë ndjerë nga banorët dhe pushuesit që ndodheshin në plazh.
Deri më tani nuk raportohen për dëme, ndërsa ekspertët bëjnë apel të shmanget paniku. Sipas tyre, lëkundjet e mëdha kanë kaluar, edhe pse nuk përjashtohet mundësia e tërmeteve më të vegjël në javët në vijim. Prej datës 4 Korrik numërohen mbi 600 tërmete, të përqendruar kryesisht në zonën e Durrësit, Lezhës dhe Fushë Krujës.
Si duhet të veprojmë gjatë një tërmeti dhe cili është vendi më i sigurtë? Guida e mbijetesës
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.