Rikthehen udhëtimet në SHBA / Mbi 7 mln udhëtarë gjatë fundjavës së “Ditës Përkujtimore”
Me gjysmën e vendit që është pjesërisht i mbrojtur nga koronavirusi, amerikanët i shpëtuan kufizimeve të pandemisë gjatë fundjavës me 3 ditë pushime, që zakonisht përbën fillimin e sezonit të pushimeve të Verës. Një vit pasi fundjava e “Ditës Përkujtimore” u pezullua nga frika ndaj virusit, amerikanët kanë rinisur udhëtimet në rrugë përmes avionëve. Administrata e Sigurisë së Transportin theksoi se 7.1 milionë njerëz janë monitoruar në çekimet në aeroporte nga 27 Maji deri më datë 30 Maj. E premtja ishte dita më e madhe e udhëtimeve që prej Marsit 2020, kur Covid-19 goditi kërkesën për udhëtime ajrore, me mbi 1.95 milionë njerëz. Javën e kaluar, agjencia projektoi një rritje të udhëtimeve me 60% në pushimet e Ditës Përkujtimore, me 37 milionë njerëz që priteshin të udhëtonin 80 km ose më shumë nga shtëpia. United Airlines parashikoi se data 41 Maj do të ishte dita më e zënë e udhëtimeve që prej Marsit 2020. Për periudhën 5 ditore të pushimeve, që përfshinte fundjavën, kompania ajrore projektonte 1.34 milionë pasagjerë, pavarësisht se në rënie nga 2.3 milionë në të njëjtën periudhë në 2019. Firmat e gjurmimit të energjisë, theksuan se kërkesa për benzinë në SHBA u rrit me 9.6% ditën e Diel. Rreth 50.5% e amerikanëve kanë marrë të paktën 1 dozë të vaksinës së Covid, sipas Qendrës për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve. Numri i rasteve të reja ka rënë nga mesatarja 7-diotre prej 250,000 në ditë, që ishte në fillim të Janarit, duke prekur 18,900 ditën e Diel, që është numri më i ulët që kur u shfaq pandemia. Sipas Administrata së Sigurisë të Transportit, destinacionet për fundjavën ishin Las Vegas, Orlando dhe Florda.
Klevis Llaha – SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.