Rikthehet akademia verore për biznese – Ja si të merrni pjesë
Akademia Verore e sipërmarrjeve të vogla dhe të mesme (SME) është rikthyer për të dytin vit radhazi. Programi i cili organizohet nga Instituti Shqiptar i SME-ve “SME Albania” fokusohet në disa shtylla kryesore dhe do të zhvillohet në datat 25 deri në 29 Qershor në Hotel Tirana International.
Ato përfshijnë praktikat ndërkombëtare të biznesit, dokumentacionin dhe procedurat e eksportit, tregtinë ndërkombëtare, barrierat dhe ndërkombëtarizimi i sipërmarrjeve të vogla dhe të mesme (SME).
Për këtë program mund të aplikojnë SME-të që eksportojnë, SME-të që kërkojnë tregje të reja dhe që kanë potencial për të eksportuar në të ardhmen si dhe studentë që janë të përfshirë në fushat e tregtisë ndërkombëtare dhe hulumtimit të tregut, ose ato të cilët kanë dëshirë të punojnë në sektorin privat.
Për t’u bërë pjesë e këtij programi, sipërmarrësit mund të shprehin interesin e tyre në adresën [email protected].
Po ashtu, do të përzgjidhet edhe një fitues për programin, i cili do të mund të ndjekë një trajnim për një periudhë kohore 1 muaj në një nga akademitë e biznesit në Kinë, ku shpenzimet do të mbulohen nga Ambasada Kineze. Ndërkohë, pjesëmarrësit do të pajisen me certifikatën e pjesëmarrjes pas përfundimit të Akademisë Verore.
G.D/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.