Rikthehet “anti-informaliteti”, Tatimet: Denonconi bizneset që nuk japin kupon. Nisin kontrollet në terren

Tatimet do të forcojnë kontrollet për kasat fiskale dhe lëshimin e kuponit tatimor. Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve ka ftuar konsumatorët të kërkojnë kudo, ku bëjnë blerje , kuponin tatimor, si dhe të denoncojnë çdo rast kur kuponin nuk jepet, raporton Gazeta Shqiptare.
“Ne ju inkurajojmë të denonconi çdo rast. Bëhuni pjesë e luftës kundër informalitetit. Mund të denonconi edhe duke na dërguar mesazh në faqe, me foto e video dhe ne do të ndjekim çdo rast”, thonë zyrtarisht Tatimet, duke kujtuar paratë që mblidhen nga taksat do të shkojnë për më shumë shërbime publike, shkolla, spitale , infrastrukturë, rend.
Më herët Tatimet kishin njoftuar se me fillimin e sezonit turistik kishin hartuar strategjinë dhe planin e masave për sezonin turistik 2017.
Në këtë sezon qasja ndaj biznesit do të jetë e mbështetur në modelin e analizës së riskut, konkretisht vizita fiskale, kontrolle nga zyra dhe ndërhyrje në territore aty ku do të konstatohet parregullsi.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.