Rikthehet “jeta” në bare e restorante – Lehtësimi i masave, trafik dhe lëvizje masive në kryeqytet

Shërbimet janë ndër bizneset e fundit të hapura me urdhër të qeverisë, për shkak të rrezikshmërisë së lartë që paraqesin në përhapjen e Coronavirusit dhe që në orët e para të ditës, frekuentimi i tyre ka qenë masiv nga ana e qytetarëve, të cilët duken të pakujdesshëm në respektimin e masave. Baret dhe restorantet do të qendrojnë të hapura me kufizim orari, deri në orën 21:00, në pritje të një urdhri të dytë të qeverisë në varësi të ecurisë së situatës.
Ndërkaq, ndryshim drastik ka pasur edhe sa i takon lëvizshmërisë së qytetarëve dhe automjeteve në kryeqytet, duke qenë është hequr detyrimi për të marrë autorizim.
Në këtë fazë, tashmë të pahapura kanë mbetur palestrat, klubet e natës, kinematë, teatrot, si dhe institucionet arsimore.
Elisabeta Dosku / SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.