Rikthehet kufizimi i lëvizjes/ Komiteti i Ekspertëve prezanton masat e reja: “Pas orës 22:00 ndalohen aktivitetet”
Nga e mërkura do të hyjnë në fuqi masa të reja kufizimi për qytetarët është shrpehr Komiteti Teknik i ekspertëve në një deklaratë të dhënë ditën e sotme.
Pasi kurba e infeksioneve të reja po vjen gjithnjë në rritje duke vendosur rekorde të reja çdo ditë, zv.ministrja e Shëndetësisë, Mira Rakacolli është shprehur se do të kufizohet lëvizja e qytetarëve në oraret 22:00 – 06:00.
Në këto orare gjithashtu do të bëhet i detyrueshëm ndalimi i aktivitetit për baret dhe restorantet u shpreh më tej zv.ministrja. Masat sipas saj do të zgjasin për 3 javë.
“Duke analizuar shifrat, rekomandimet e OBSh për këtë fazë, si edhe eksperiencën në Botë, e Europë, komiteti propozon të merren disa masa. I konsiderojmë të domosdoshme.” tha Rakacolli.
Gjitahshtu është rekomanduar puna nga shtëpia për administratën publike.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.