Rikthehet marrëveshja bërthamore e Iranit / Pritet takim me fuqitë botërore të Martën e ardhshme në Vienë
Përfaqësuesit nga Irani dhe fuqitë botërore do të takohen të Martën e ardhshme në Vienë, për të diskutuar marrëveshjen bërthamore të viti 2015, sipas zyrtarëve evropianë dhe iranianë, pas bisedimeve virtuale mbi marrëveshjen. Irani, Kina, Rusia, Franca, Gjermania dhe Britania, që ishin pjesë e marrëveshjes së 2015-s, kanë diskutuar mbi rikthimin e mundshëm të Shteteve të Bashkuara tek pakti dhe mbi mënyrën se si të sigurohet respektim i plotë dhe efektiv nga të gjitha palët. Zv/ministri i huaj në Iral, Abbas Araqchi, negociator në bisedime, tha se pjesëmarrësit kanë rënë dakord të takohen fizikisht në Vienë ditën e martë. Dy burime evropiane kanë konfirmuar gjithashtu takimin.
Adminsitrata e Biden është përpjekur të përfshijë Iranin në bisedime mbi rikthimin e të dyja palëve në marrëveshje. Sipas paktit, sanksionet ekonomike ndaj Teheranit do të hiqen, në këmbim të ndalimit të programit bërthamor nga vendi. Ish-presidenti Donald Trump u tërhoq nga marrëveshja në vitin 2018 dhe rivendosi sanksione, çka bëri që Irani të shkelë paktin bërthamor.
Klevis Llaha – SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.