Rikthehet moti i keq, ARRSH: Akset rrugore ku duhet të përdorni zinxhirë
Moti i keq ka shkaktuar probleme në akse të ndryshme të vendit megjithatë Autoriteti Rrugor Shqiptar ka vazhduar punën për mirëmbajtjen dimërore me mjetet borëpastruese dhe fuqinë punëtore.
ARRSH njofton se në Rajonin Verior në akset kryesore nuk ka probleme me qarkullimin, pavarësisht reshjeve të dendura të borës. Megjithatë bëhet me dije se duhet të kalohet me zinxhir vetëm në Urën Çerenecit-Stebleve (5 km e fundit).
Për sa i përket Rajonit Qendror nuk ka probleme në qarkullimin e mjeteve në akset rrugore të tij. ARRSH njofton se përdorimi i zinxhirëve duhet vetëm në aksin Librazhd-Steblevë (në 8 km e fundit).
Gjithashtu po vazhdon edhe hedhja e kripës nga kontraktori.
ARRSH tha se në Rajonin Jugor kalimi bëhet me zinxhir në rrugën Boboshticë-Dardhë, Korçë-Qafë Qarri-Ersekë nga km 14-22 ndërsa në akset e tjera nuk është i nevojshëm përdorimi i zinxhirëve.
Autoriteti Rrugor Shqiptar ka rekomanduar drejtuesit e mjeteve të tregohen të kujdesshëm, të respektojnë sinjalistikën rrugore, të ecin me shpejtësi të reduktuar dhe të vendosin zinxhir në akset ku kemi lajmëruar.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.