Rikthehet rënia, çmimet e naftës udhëhiqen nga pesimizmi i tregjeve
Çmimet e naftës u regjistruan në rënie gjatë sesionit të sotëm, si pasojë e shqetësimeve që lidhen me aftësinë e OPEC për t`i qëndruar besnike strategjisë së shkurtimit të prodhimit.
Shtetet e Bashkuara dhe prodhimi rekord në vend mund ta zbehin këtë aftësi, duke detyruar OPEC të rinisë atë që quhet si lufta e tregut dhe që ka nxitur rënien e çmimeve gjatë dy viteve të fundit. Në çelje të sesionit të sotëm, nafta Brent e Londrës kuotohej pranë nivelit të 55.83 dollarëve për fuçi, ndërsa ajo bruto amerikane pranë 52.97 dollarëve për fuçi.
Në fund të vitit të kaluar OPEC dhe Rusia ranë dakord për të shkurtuar prodhimin me 1.8 milionë fuçi në ditë.
Një raport i fundit i BMI research nënvizon se, deri më tani janë shkurtuar vetëm 1.08 milionë fuçi në ditë, ndërkohë që vetë OPEC pretendon për rreth 1.5 milionë fuçi.
Roel Korkuti/RTV SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.