Rikthehet testimi për infermierët – MSHMS: Data dhe vendi ku do të zhvillohet
Të gjithë infermierët dhe profesionistët e shkencave teknike mjekësore do t’i nënshtrohen testimit. Sipas njoftimit të Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ai do të zhvillohet më 18 korrik, ora 14:00.
Testimi do të bëhet në Godinën e Lëndëve Paraklinike, Qendra Spitalore Universitare “Nënë Tereza” Tiranë, për të gjithë kandidatët nga të gjithë qarqet e vendit, të cilët duhet të kenë me vete kartën e tyre të identitetit.
Ndërkohë, sipas MSHMS, platforma www.infermierepershqiperine.al është e vetmja mënyrë për t’u punësuar në spitalet dhe qendrat shëndetësore në vend.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.