Rikualifikimi i lumit Gjanica – FSHZH informon mbi situatën aktuale të punimeve (FOTOT)
Fondi Shqiptar i Zhvillimit ka përditësuar situatën e punimeve në lidhje me rikualifikimin dhe sistemimin e lumit Gjanica (faza e dytë) që do të plotësojë më së miri mozaikun e transformimit urbanistik në qytetin e Fierit.
Sipas njoftimit ky investim me financim nga Qeveria Shqiptare dhe zbatim nga Fondi Shqiptar i Zhvillimit pritet të ketë një impakt të drejtpërdrejtë në sektorin e turizmit ndërsa rikthimi i të gjithë gjatësisë së lumit në një hapësirë rekreative me shëtitore, ambiente pushimi, parqe dhe sheshe i jep mundësinë të gjitha grupmoshave të kenë këndin e tyre të argëtimit.
FSHZH njofton se ndërhyrja fillon nga “Ish-Ura me Shkallë” deri tek “Ura e Sheqit”, pjesë e cila kalon përgjatë qendrës së qytetit dhe vazhdon deri në hyrje të qytetit dhe aktualisht punimet janë përqendruar në proceset e gërmimit dhe zgjerimit të trasesë së rrugës.
Sipas FSHZH ky projekt synon të shndërrojë lumin Gjanica në një nga asetet më të rëndësishme natyrore të qytetit të Fierit.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.