Rikualifikimi urban në “Don Bosko” – Veliaj: Kënde lojërash në çdo lagje. Në fund të verës hapim 3 shkolla të reja

Bashkia e Tiranës nisi punimet për rikualifikimin urban në zonën e “Don Boskos”, si dhe të ndërtimit të këndit të 19 të lojërave. Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj garantoi se në këtë arterie të re të kryeqytetit do të realizohen një sërë investimesh të rëndësishme që do të kenë një impakt të drejtpërdrejtë në jetën e komunitetit.
Veliaj shtoi se do të vijojnë investimet për t’i rikthyer disa zona në sheshe në funksion të fëmijëve dhe të gjithë komunitetit. Kryebashkiaku garantoi se në 1 vit do të ndërtohen 20 kënde lodrash të tjera dhe tre shkolla të reja.
Kreu i bashkisë u ndal edhe tek administrimi i pallateve duke u bere thirrje qytetarëve që të përfundojnë procesin e zgjedhjes së administratorëve, në mënyrë që të përfitojnë nga fondet e Bashkisë së Tiranës.
Veliaj bëri të ditur se skema po funksionon dhe se gjatë muajit të parë ka pasur 50 aplikime nga administratorët e pallateve
Nertila Doko/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.