Rikuperojnë Paundi dhe Dollari ndërsa Euro dhe Franga vijojnë rënien
Monedha europiane ka regjistruar sërish rënie të vlerës këtë të martë duke u blerë mëngjesin e sotëm me 119.8 lekë dhe duke u shitur me 120.6 lekë në raport me një ditë më parë.
Dollari amerikan ndërkaq ka shënuar një rritje të vlerës në raport me ditën e hënë duke u blerë sot me 105.8 lekë dhe duke u shitur me 106.5 lekë sipas kursit të këmbimit lokal.
Paundi britanik gjithashtu ka rikuperuar pikë në raport me ditën e djeshme pasi blihet këtë mëngjes me 141.4 lekë dhe shitet me 142.5 lekë.
Franga zvicerane referuar tregut të brendshëm valutor ka pësuar një zbritje të kuotës këtë të martë teksa blihet sot me 114.7 lekë dhe shitet me 115.6 lekë krahasuar me ditën e hënë.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.