Rikuperojnë valutat kryesore përballë monedhës vendase!

Dollari amerikan ka regjistruar një rritje të vlerës në raport me dje përballë monedhës vendase teksa është blerë këtë mëngjes me 111.9 lekë dhe është shitur me 112.8 lekë sipas kursit të këmbimit lokal.
Paundi britanik gjithashtu ka shënuar një rikuperim të kuotës mëngjesin e sotëm teksa blihet me 140.8 lekë dhe shitet me 141.9 lekë krahasuar me një ditë më parë.
Monedha europiane ka pasur edhe ajo një rritje të lehtë të vlerës këtë të martë pasi në raport me ditën e hënë është blerë sot me 120.4 lekë dhe është shitur me 121.1 lekë.
Franga zvicerane nuk ka bërë përjashtim këtë mëngjes teksa është forcuar edhe aj në raport e \lekun duke u blerë sot me 116.3 lekë dhe duke u shitur me 117.2 lekë referuar tregut të brendshëm valutor.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.