Rikuperon Paundi britanik ndërsa ‘rrëzohet’ Franga zvicerane!

Paundi britanik ka regjistruar një rritje të vlerës këtë mëngjes duke rikuperuar pikë nga humbja e fillimit të javës teksa është blerë sot me 139.8 lekë dhe është shitur me 141.2 lekë.
Dollari amerikan nuk ka shënuar luhatje të konsiderueshme të vlerës teksa është shfaqur i qëndrueshëm këtë të mërkurë duke u blerë me 111.8 lekë dhe duke u shitur me 112.6 lekë në raport me dje.
Sipas kursit të këmbimit lokal edhe monedha europiane nuk ka pasur luhatje të ndjeshme të kuotës mëngjesin e sotëm pasi është blerë sot me 119.7 lekë dhe është shitur me 120.3 lekë.
Franga zvicerane ndërkaq ka pësuar një rënie të fortë të vlerës sërish teksa është blerë këtë mëngjes me 114.3 lekë dhe është shitur me 115.5 lekë referuar tregut të brendshëm valutor.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.