Rimbursimi i barnave, 693 mln lekë. Dyfishohet vlera për Janarin
Viti 2017 ka nisur me një rritje të vlerës së rimbursimit për farmacitë rajonale. Sipas të dhënave statistikore të Fondit të Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësorë, farmacitë rajonale janë rimbursuar në vlerën e 693 milionë lekëve.
Kjo ka bërë që të kemi një dyfishim të vlerës së rimbursimit krahasuar me një muaj më parë. Por nëse i referohemi edhe mungesës së të dhënave për rimbursimin e farmacive në rrethin e Durrësit mund të flasim për një trefishim të vlerës së rimbursimit të farmacive për medikamente të ndryshme. Farmacitë në rrethin e Tiranës duket se në janar kanë pasur edhe vlerën më të lartë të rimbursimit me 282 milionë lekë nga 87 milionë lekë që ishin rimbursuar një muaj më parë.
Rrethi që në çdo statistikë të nxjerrë rezulton me rimbursimin më të ulët është rrethi i Tropojës, ku për muajin janar dukët se ka përfituar një rritje të vlerës së rimbursimit me rreth tre herë më shumë se një muaj më parë. Nëse në dhjetor ky rreth ishte rimbursuar me rreth 994 mijë lekë në janar rimbursimi i farmacive ka shkuar në vlerën e 4 milionë lekëve.
Një tjetër rreth që në mënyrë periodike ka një rimbursim të ulët është Kukësi , i cili ka përfituar 10 milionë lekë në janar nga 4 milionë që kishte përfituar një muaj më parë. Një nga faktorët që ka ndikuar në rritjen e vlerës së rimburismit të medikamenteve gjatë muajt janar është dhënia e recetës me afat dy mujor për të sëmurët kronikë.
Duke analizuar të dhënat e bëra publike, sa i përket rimbursimit të farmacive vetëm rrethi i Korçës ka përfituar një rritje fare të vogël në muajin janar me një milionë lekë. Kështu për janarin ka përfituar 43 milionë lekë rimbursim nga 42 milionë që ishte një muaj më parë.
Berat 33-10
Dibër 20-11
Elbasan 62-28
Fier 37-28
Gjirokastër 15.5- 7.8
Kamëz- Vorë 23- 16
Korçë 42- 43
Kukës 10- 4
Lezhe 32- 12
Lushnjë 20-
Sarandë 11-4
Shkodër 59-24
Tiranë 282-87
Tropojë 4-994 mijë lekë
Vlorë 36-15
Entela Barjamaj/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.