Rimbursimi që mund të merrni nga kuponët tatimorë – Udhëzimi, procedura e plotë që duhet të ndiqni
Për të qenë pjesë e rimbursimit si pasojë e grumbullimit të kuponëve fiskalë, tashmë ky shërbim mund të merret me anë të “shërbimit online të aplikacionit për dorëzimin e Kuponëve Fiskalë”
“Për të qenë pjesë grupit për rimbursimit nga grumbullimi i kuponëve fiskal, duhet të kryhet Aplikimi përmes ueb-aplikacionit i çdo qytetari, i cili dëshiron të marrë pjesë, duke plotësuar të dhënat tuaja që kërkohen. Vetëm pasi të keni plotësuar të dhënat tuaja përmes këtij ueb-aplikacioni, do të ju gjenerohet Numri Potencial Fitues(NPF). Informatat e përgjithshme lidhur me procedurat e aplikimit, tërheqjes së NPF dhe dorëzimit të plikove me Kuponë Fiskal, mund t’i gjeni në Udhëzimin Administrativ MF-NR 01-2017, Shpjegimin Publik nr. 02/2017 dhe Udhëzuesi”.
Administrata Tatimore e Kosovës tërheq vëmendjen që qytetarët të tregohen të kujdesshëm në aplikim, apo në vendosjen e të dhënave.
“Kujdes! Ju lutemi që të vendosni të dhëna të sakta në aplikacion. Të dhënat duhet të jenë të njëjta me ato të vendosura brenda në pliko. Të dhënat të cilat i shënoni gjatë aplikimit si: emrin, mbiemrin, numrin personal, numrin e llogarisë bankare dhe emrin e bankës duhet të jenë të njëjta 100% me informatat e llogarisë tuaj bankare(emrin, mbiemrin, numrin personal, numrin e llogarisë bankare), në të kundërtën Administrata Tatimore e Kosovës nuk mbanë përgjegjësi për mos rimbursim të mjeteve në llogarinë tuaj. Gjithashtu nuk do të ju rimbursohen mjetet nëse llogaria juaj bankare është e mbyllur ose jo funksionale”, thuhet në njoftim.
os.de/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.