Rimëkëmben çmimet – Nafta zgjeron fitimet e së mërkurës, falë SHBA

Çmimet e naftës zgjeruan fitimet e sesionit të mëparshëm gjatë sesionit të sotëm.
Trendi i ri i çmimeve vjen pasi të dhënat zyrtare nga qeveria amerikane treguan një rënie rekord të Rezervave të naftës në shtetet e bashkuara.
Çmimet e naftës marshuan gjatë sesionit të së mërkurës, duke regjistruar edhe rritjen e parë ditore në 7 ditë.
Në çelje të sesionit të sotëm ndërkohë, nafta Bruto amerikane kuotohej pranë nivelit të 49.25 dollarëve për fuçi, ndërsa ajo brent e Londrës pranë nivelit të 52.28 dollarëve për fuçi.
Pavarësisht rimëkëmbjes së çmimeve, investitorët dhe tregjet vijojnë të mbeten skeptikë.
Të dhënat gjenerojnë pasiguri, duke e bërë të pamundur projektimin e ecurisë së çmimeve në terma afat-shkurtër.
Roel Korkuti/SCAN
Nafta sot, 16 Mars 2017 – Zhvillimet në tregjet globale dhe tregun lokal
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.