Rimëkëmbja do të vonojë! – Raporti i FMN/ Guxholli: Qeveria të ndërpresë deformimet fiskale
Detyrat që Fondi Monetar Ndërkombëtar lë për qeverinë shqiptare me qëllim rimëkëmbjen e ekonomisë janë të vështira të përmbushen në një afat të shkurtër kohor. Në një intervistë për SCAN, ekspertja e ekonomisë Suzana Guxholli, teksa komenton deklaratën e FMN, thekson se zgjidhjet janë afatgjata. Sipas saj, ndërhyrja emergjente që mund të bëjë qeveria, është të ndalojë politikat parazgjedhore që deformojnë sistemin fiskal.
Por ndërsa Fondi Monetar Ndërkombëtar parashikon një fuqizim gradual të ekonomisë në vitin 2021, për eksperten Guxholli situata nuk është aq rozë, pasi duke qenë se Shqipërinë e pret një vit zgjedhor, rimëkëmbja do të jetë më e vështirë.
Në raportin e publikuar së fundmi, Fondi Monetar Ndërkombëtar ka nxjerrë në pah një sërë problematikash me të cilat por përballet ekonomia shqiptare dhe rekomandon marrjen e masave për rikthimin në normalitet.
Elisabeta Dosku / SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.