Rindërtim dhe mobilim i 35 banesave individuale në Mirditë – FSHZH shpall tenderin prej 122 milion lekë
Sipas informacionit të publikuar në faqen zyrtare të Agjencisë së Prokurimit Publik, FSHZH ka shpallur tenderin “Rindërtimi i 35 banesave individuale dhe mobilimi i tyre në territorin e Bashkisë Mirditë.”
Fondi Shqiptar i Zhvillimit bën me dije se ky projekt do të financohet nga Agjencia Austriake e Zhvillimit (ADA) dhe Ministria Shqiptare e Mbrojtjes mbi kontributin financiar për Projektin “754- “Reagim ndaj tërmeteve ne Shqipëri.”
Në informacion theksohet se kohëzgjatja e kontratës ose afati kohor për ekzekutimin do të jetë 12 muaj ndërsa afati kohor për dorëzimin e ofertave ose kërkesave për pjesëmarrje është 09.07.2021 ora 11:00.
Fondi në dispozicion për këtë projekt është 122,579,674.45 lekë pa TVSH dhe në punime do të përfshihen më konkretisht:
– 12 Banesa individuale 1+1 dhe mobilim
– 15 Banesa individuale 1+2 dhe mobilim
– 8 Banesa individuale 1+3 dhe mobilim
E . S / SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.