Rindërtimi, Rama inspekton punimet në Manëz – Kryeministri: Brenda vitit, gati 9 pallate për 224 familje, shkolla, kopshti dhe një qendër sociale
Kryeministri Edi Rama ka inspektuar procesin e rindërtimit nga Tërmeti I 26 nëntorit në Manëz të Durrësit, ku po krijohet një lagje e re, me 9 pallate për 224 familje, me shkollën, kopshtin, dhe një qendër sociale. Rama tha se fundi I këtij viti do t’i gjejë nëpër shtëpitë e reja të gjitha familjet e prekura nga tërmeti. Po ashtu, kryeministri shtoi se ka përfunduar e gjithë infrastruktura dhe janë gati 193 parkime nëntokësore.
Më herët Rama kishte publikuar edhe pamje nga kantieri i lagjes ‘Rilindja’ në Fushë Krujë, ku punimet kanë herë në fazën përfundimtare.
Lorenc Rabeta / SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.