Rinumërimi i votave në SHBA – Rezultati në qarkun e parë konfirmon presidentin e zgjedhur Joe Biden
Ka përfunduar rinumërimi i votave në qarkun më të madh të Wisconsin, i kërkuar nga fushata zgjedhore e Presidentit Republikan Donald Trump. Rezultati tregoi fitoren e Presidentin te zgjedhur Demokrat Joe Biden.
Pas rinumërimit në një tjetër qark, Biden rezultoi me 132 vota më shumë se Trump, nga pothuajse 460,000 votues.
Trump kishte kërkuar rinumërim në dy prej qarqeve më të populluara dhe me prirje Demokrate në Wisconsin, pasi humbi ndaj Biden me mbi 20,000 vota. Të dy rinumërimet do t’i kushtojnë fushatës Trump 3 milion dollarë.
Biden fitoi zgjedhjet presidenciale të SHBA më 3 nëntor me 306 vota të Kolegjit Zgjedhor , më shumë se 270 të nevojshme për fitore, përkundrejt 232 të Trump. Biden gjithashtu kryeson me më shumë se gjashtë milion në numërimin e të gjithë votave.
Pasi përfundoi rinumërimi, nëpunësi i qarkut u shpreh se kishte premtuar se ky do të ishte një proces transparent dhe i drejtë, dhe kështu ishte.
Fushata Trump ende pritet të krijojë një sfidë ligjore për rezultatin e përgjithshëm në Wisconsin, por koha po mbaron. Shteti do të certifikojë rezultatin e tij presidencial të Martën.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.