Rio de Janeiro lehtëson kufizimet – Rihapen plazhet për publikun gjatë ditëve të javës

Një dekret nga kryetari i bashkisë së Rio de Janeiro, Eduardo Paes, botuar sot në Gazetën Zyrtare lokale ka lehtësuar disa kufizime të vendosura për të provuar të frenojnë pandeminë e koronavirusit. Masat e reja përfshijnë gjithashtu rihapjen e plazheve të qytetit për publikun gjatë ditëve të javës.
Qarkullimi është ende i ndaluar nga ora 11:00 deri në 5 të mëngjesit.
Rregullat e reja do të hyjnë në fuqi në minutën e parë të kësaj të shtune dhe do të vazhdojnë deri më 3 maj. Në praktikë, për këtë arsye, hyrja në plazhe do të jetë falas vetëm nga e hëna e ardhshme. (ANSA)
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.