Riorganizimi i Emergjencave Civile-VKM/Kujt iu besua drejtimi i Agjencisë Kombëtare të Mbrojtjes Civile
Drejtoria e Përgjithshme e Emergjencave Civile është kthyer në një Agjenci të posaçme të emërtuar Agjencia Kombëtare e Emergjencave Civile.
Haki Çako është emëruar drejtor i Përgjithshëm i Agjencisë Kombëtare të Mbrojtjes Civile. Vendimi u miratua në mbledhjen e Këshillit të Ministrave dhe ka hyrë në fuqi menjëherë.
Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile është ‘’riorganizim’ i Drejtorisë së Emergjencave Civile, e cila ju nënshkrua ndryshimeve në strukturë vetëm disa muaj më parë.
Çako, ish drejtues i Policisë së Shtetit, mban detyrën e kreut të Drejtorisë së Emergjencave Civile, çka nënkupton se emërimi është rikonfirmim i mbajtjes së pozicionit të tij edhe në strukturën e re të krijuar nga riorganizimi i emergjencave civile në Shqipëri.
Jenida Vladi/ SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.