Riparime emergjente në hidrocentralin e Fierzës – KESH shpall tenderin!
Për shkak të dëmtimeve të turbinave dhe aparatit drejtues të agregatit në hidrocentralin e Fierzës, KESH ka shpallur një tender emergjent në Agjencinë e Prokurimit Publik.
Për të riparuar dëmtimet dhe për të gjithë procesin e punës, fondi i vendosur në dispozicion është 5.75 milionë lekë.
Të gjithë aplikantët e interesuar do të mund të dorëzojnë ofertat e tyre deri më 26 korrik, ora 10:00
Afati kohor për përfundimin e punimeve është 15 ditë, duke nisur që nga nënshkrimi i marrëveshjes.
Jenida Vladi/ SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.