Riparimi i segmentit Elbasan-Peqin – ARRSH: Rritet niveli i sigurisë rrugore
Autoriteti Rrugor Shqiptar njoftoi se ka nisur me riparimin e asfaltit në segmentin rrugor Elbasan –Peqin.
Sipas njoftimit, ka nisur riparimi i shtresave asfaltike të dëmtuara në aksin rrugor Elbasan-Peqin. ARRSH tha se kjo ndërhyrje do të rrisë nivelin e sigurisë rrugore për përdoruesit e shumtë të këtij segmenti.
Gjithashtu sipas njoftimit, riparimi i segmentit në fjalë do t’u garantojë lehtësira në lëvizje qytetarëve në prag të sezonit turistik.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.