Riparohet segmenti rrugor Plepa-Kavajë! Ministria e Infrastrukturës: Nuk u shkaktua asnjë problem me qarkullimin
Ministria e Infrastrukturës njofton se kanë përfunduar riparimet e pjesëve të dëmtuara të asfaltit në segmentin rrugor Plepa-Kavajë.
“I amortizuar ky segment në të shkuarën ka krijuar shqetësim tek përdoruesit e rrugës. Gjatë punimeve rruga ka qëndruar e hapur për trafikun duke mos shkaktuar asnjë problem me qarkullimin” njofton Ministria.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.