Rishikimi i programit të Greqisë – Dakordësia me kreditorët do të rrisë ekonominë

Përfundimi i bisedimeve mbi programin e shpëtimit të Greqisë do të ndihmojë vendin që të tejkalojë normën e rishikuar poshtë të Komisionit Europian prej 2.1% rritje këtë vit.
Pas 6 muajsh të mosmarrëveshjeve, Greqia arriti një dakordësi me kreditorët gjatë javës së kaluar, mbi reforma dhe uljet e shpenzimeve që i duhet të zbatojë në vitet e ardhshme. Kjo ka hapur dritën e gjelbër për përfundimin e rishikimit të programit. Vonesat kanë dëmtuar aktivitetin ekonomik të vendit. Komisioni Europian uli projeksionet për ekonominë greke në 2.1% nga 2.7% që ishin më parë.
Zyrtarët e qeverisë thonë se ndërsa rishikimi përfundon, Greqia do të tejkalojë projeksionet e Komisionit Europian. Sipas Qeverisë, Greqia do të arrijë një suficit primar, që përjashton kostot e shërbimit të borxhit, prej 2% në raport me Produktin e Brendshëm Bruto këtë vit. Qeveria shpreson se kalimi i masave të reja deri më 18 Maj do të lejojë ministrat e financave të Eurozonës që të miratojnë dakordësinë kur të takohen më datë 22 Maj.
Kjo do ti zhbllokonte vendit fonde të reja nën programin e shpëtimit. Zyrtarët kryesorë të Eurozonës dhe Fondit Monetar Ndërkombëtar do të diskutojnë për lehtësimin e borxhit grek ditën e Premte, në përfundim të takimit të ministrave të financave dhe guvernatorëve të grupit të 7 ekonomive të zhvilluara në Ita
Klevis Llaha/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.