Rishikohen fondet buxhetore/ 30 milionë lekë hiqen nga arsimi profesional, i kalojnë tatimeve
Këshilli i Ministrave ka miratuar vendimin për një rishpërndarje fondesh buxhetore prej 30 milionë lekësh.
Referuar vendimit, në buxhetin e vitit 2021, miratuar për Ministrinë e Financave dhe Ekonomisë,në programin buxhetor “Menaxhimi i të ardhurave tatimore” shtohet fondi prej 30 milionë lekësh në shpenzime kapitale për projektin “Përmirësimi i modulit të menaxhimit të kontrollit të faturimit”.
Ndërkohë, në programin buxhetor “Arsimi i mesëm profesional” pakësohet fondi prej 30 milionë lekësh, në shpenzime kapitale.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.