Rishikohet buxheti i Mbrojtjes/ Pakësohen tek Emergjencat Civile e Forcat e Luftimit, shtohen te mbështetja shëndetësore
Këshilli i Ministrave ka miratuar në mbledhjen e fundit rishpërndarjen e fondeve për shpenzime korrente, ndërmjet programeve brenda buxhetit të vitit 2021, miratuar për Ministrinë e Mbrojtjes.
Referuar vendimit,
-Në programin “Mbështetja shëndetësore”, shtohet fondi 107 600 000 (njëqind e shtatë milionë e gjashtëqind mijë) lekë;
-Në programin “Arsimimi ushtarak”, shtohet fondi 62 000 000 (gjashtëdhjetë e dy milionë) lekë;
-Në programin “Forcat e luftimit”, pakësohet fondi 143 200 000 (njëqind e dyzet e tre milionë e dyqind mijë) lekë;
Në programin “Emergjencat civile”, të pakësohet fondi 26 400 000 (njëzet e gjashtë milionë e katërqind mijë) lekë.
Ngarkohen Ministria e Mbrojtjes dhe Ministria e Financave dhe Ekonomisë për zbatimin e këtij vendimi.
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.