Rishikohet sërish buxheti – Denaj: Në Qershor, tjetër akt normativ në favor të bizneseve
Komisioni parlamentar për Çështjet Ligjore ka diskutuar aktin normativ për ndryshimet në buxhet, me anë të të cilit u ulën shpenzimet në masën 7 miliardë lekë, para që shkuan për të mbështetur punonjësit dhe bizneset e prekura nga COVID-1 9 me pagën 40 mijë lekë. Ministrja e Financave Anila Denaj, ka sqaruar se cilat zëra janë shkurtuar për të mundësuar këtë paketë financiare, duke filluar që nga shpenzimet operative , projektet e shkollave dhe kontratat koncesionare.
Ndërkaq, Ministrja Denaj bëri me dije se buxheti do të rishikohet sërish dhe në Qershor do të ketë një tjetër akt normativ në favor të bizneseve.
Lidhur me garancinë sovrane, Denaj bëri me dije se ajo është në masën e 15 miliardë lekëve dhe të Martën është parashikuar të firmoset marrëveshja me bankat tregtare, për ti hapur dritën jeshile kreditimit të kompanive.
Elisabeta Dosku / SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.