Rishpërndarje fondesh buxhetore/ Doganave u shtohen 89 milionë lekë për shpenzime
Këshilli i Ministrave ka miratuar vendimin për rishpërndarjen e fondeve buxhetore për Ministrinë e Financave. Referuar vendimit, Drejtorisë së Përgjithshme të Doganave, në buxhetin e miratuar për vitin 2021, në programin “Menaxhimi i të ardhurave doganore”, i shtohet fondi prej 89 milionë lekësh në zërin “shpenzime korente”.
Fondi prej 89 milionë lekësh do të përballohet nga buxheti i miratuar për vitin 2021 për Ministrinë e Financave dhe Ekonomisë, përkatësisht:
a) në masën 58 400 000 (pesëdhjetë e tetë milionë e katërqind mijë) lekë, në zërin “shpenzime korente” të programit 04130 “Mbështetje për zhvillimin ekonomik”;
b) në masën 30 500 000 (tridhjetë milionë e pesëqind mijë) lekë, në zërin “shpenzime korente” të programit 01130 “Ekzekutimi i pagesave të ndryshme”;
c) në masën 100 000 (njëqind mijë) lekë, në zërin “shpenzime korente” të programit 09240 “Arsimi i mesëm profesional”.
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.