Risi në portalin qeveritar – E-albania: Tashmë, edhe tre lloje të tjera dokumentesh
Portali qeveritar E-albania ka mundësuar edhe tre lloje të tjera dokumentesh për përdoruesit e tij.
Sipas njoftimit, tashmë përdoruesit e portalit E-albania mund të shkarkojnë në kohë reale si dhe me vlerë ligjore tre lloje të tjera dokumentesh veç atyre të mëparshme.
E-albania tanimë mundëson online edhe Certifikatat Rezidence Tatimore, listëpagesat e biznesit si edhe vërtetimet për shlyerjen e taksave vendore (Bashkia Tiranë).
Portali qeveritar rikujton edhe njëherë përdoruesit se me anë të E-albania nuk është e nevojshme mbajtja e radhëve të gjata, e vulave si edhe është pa kosto.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.