Risia e Italisë/ “Patentë” për ata që do të bëjnë vaksinën anti-Covid!
Kush do të vaksinohet kundër Covid do të marrë njëfarë patente. Risia është njoftuar nga komisari Italian për emergjencën e Covid, Domenico Arcuri.
“Po projektojmë një platformë informatike për të ditur se si quhen personat që kanë bërë vaksinën dhe ku e kanë bërë atë” është shprehur ai. Do të jetë ministria e Shëndetësisë ajo e cila do të përcaktojë detajet e kësaj “certifikate vaksinimi”.
Në aksesin e dozave do të jenë të avantazhuara dy kategori: personat më të ekspozuar si sanitarë apo forca rendi dhe të moshuarit e kategoritë e tjera.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.