Risia/Një gjethe artificiale transformon dioksidin e karbonit në karburant! Hapi i radhës: Të bëhet e tregtueshme

Një gjethe artificiale arrin të transformojë dioksidin e karbonit në karburant, ashtu siç bëjnë bimët kur përdorin energjinë e dritës së diellit për të transformuar dioksidin e karbonit në ushqim.
Rezultati është publikuar në revistën “Nature Energy” nga universiteti kanadez i Waterloo.
“Kjo është një gjethe artificiale sepse imiton procesin e fotosintezës por në vend që të prodhojë vetëm oksigjen emeton metanol dhe oksigjen njëkohësisht” shpjegon kordinatori i kërkimit Yimin Wu.
Hapi i radhës së kërkuesve është që të intensifikojnë prodhimin e metanolit dhe arritja për ta bërë atë të tregtueshëm.
Burimi: ANSA/Përshtati në shqip: SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.